Emri i rrjetit: eTwinning
Përshkrimi i rrjetit:
eTwinning është një platformë për stafin e shkollës (mësues, drejtorë, bibliotekarë, etj.) që punojnë në institucione shkollore / parashkollore në një nga vendet evropiane pjesëmarrëse, për nevojat për të komunikuar, bashkëpunuar, zhvilluar projekte dhe për shkëmbim, të cilat janë pjesë e komunitetit më emocionues i të mësuarit në Evropë.
eTwinning promovon bashkëpunimin e shkollave në Evropë përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) duke ofruar mbështetje, mjete dhe shërbime për shkollat. eTwinning ofron gjithashtu mundësi për zhvillim profesional falas dhe të vazhdueshëm të mësuesve në internet.
Kjo platformë filloi punën e saj në vitin 2015, si veprimi kryesor i Komisionit Evropian në kuadër të programit të e-learning.
eTwinning bashkëfinancohet nga Erasmus +, Programi Evropian i Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit që nga viti 2014.
Portali eTwinning është i disponueshëm në 28 gjuhë,
https://www.etwinning.net, dhe ofron lajme nga vendet eTwinning, mundësi zhvillimi profesional, informacione për njohjen dhe shembuj të projekteve të suksesshme.
Duke hyrë në eTwinning, mësuesit mund të aksesojnë:
eTwinning Live
Një hapësirë ku mësuesit mund të përjetojnë të gjitha mundësitë e komunitetit eTwinning. Mësuesit mund të gjejnë eTwinners dhe shkolla të tjera të regjistruara, të lidhen me ta dhe të ndjekin aktivitetet e tyre. Mësuesit mund të kenë akses në të gjitha ngjarjet online dhe offline të organizuara nga eTwinning, dhe gjithashtu mund të konfigurojnë ngjarjen e tyre.
Nëpërmjet eTwinning Live, mësuesit mund të krijojnë projektet e tyre, ku ata mund të krijojnë një sërë aktivitetesh mbi tema të ndryshme dhe kompetenca kryesore duke bashkëpunuar me dy ose më shumë mësues dhe nxënësit e tyre.
Mësuesit mund të gjejnë mundësi zhvillimi profesional në internet që ofron eTwinning në nivel evropian.
Ngjarjet mësimore janë kurse të shkurtra, intensive dhe të këndshme që i njohin mësuesit me tema, stimulojnë idetë dhe i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre. Ngjarjet mësimore zakonisht zgjasin nga 4-6 orë.
Seminaret online janë sesione video një-orëshe të drejtpërdrejta ku mësuesit kanë mundësinë të mësojnë dhe diskutojnë tema të ndryshme.
Mësuesit gjithashtu mund t'i bashkohen Grupeve eTwinning - vende virtuale ku eTwinners takohen dhe diskutojnë tema të ndryshme dhe fusha të tjera me interes. Janë 14 grupe të koordinuara nga Shërbimi Qendror i Mbështetjes dhe të moderuar nga eTwinners me përvojë.
TwinSpace
Vendi ku zhvillohen projektet është TwinSpace, një pjesë e sigurt e platformës eTwinning, e dukshme vetëm për mësuesit që marrin pjesë në projekt. Studentët mund të ftohen gjithashtu në TwinSpace për t'u takuar me pjesëmarrës nga shkollat partnere.
Qëllimet e rrjetit:
Qëllimi i rrjetit eTwinning është t'u mundësojë mësuesve në mbarë Evropën të zhvillohen profesionalisht, të zhvillojnë dhe zbatojnë projekte shkollore së bashku, të shkëmbejnë ide dhe shembuj të praktikave të mira, të lidhin studentët me njëri-tjetrin dhe të pasurojnë mësimdhënien.
Për kë është:
Platforma eTwinning është menduar vetëm për stafin që punon në institucionet shkollore dhe parashkollore (mësues, drejtorë, bibliotekarë, pedagogë, psikologë etj.)
Përpara se të fillojë të përdorë këtë platformë, çdo mësues ose edukator duhet të regjistroj profilin e vet në portalin eTwinning dhe të bashkoheni me komunitetin eTwinning.
Përfitimet:
Bashkëpunimi:
Një nga elementët më të rëndësishëm të eTwinning është bashkëpunimi midis mësuesve, studentëve, shkollave, prindërve dhe autoriteteve lokale. Në eTwinning mësuesit punojnë së bashku dhe organizojnë aktivitete për studentët e tyre. Ata luajnë një rol aktiv, komunikojnë, eksplorojnë, marrin vendime, respektojnë njëri-tjetrin dhe mësojnë aftësitë e shekullit të 21-të. Projektet ETwinning kontribuojnë për çdo anëtar të ekipit.
Zhvillimi Profesional
eTwinning ofron mundësinë për ngjarje mësimore falas dhe seminare online të udhëhequra nga ekspertë në fusha të ndryshme! Ju gjithashtu mund të mësoni nga kolegët tuaj përmes ngjarjeve në internet, seminareve të zhvillimit profesional, konferencave tematike dhe vjetore.
Mirënjohje:
Në eTwinning, puna e mësuesit është e rëndësishme dhe meriton të publikohet dhe të njihet në nivel lokal, kombëtar dhe në mbarë Evropën. eTwinning njeh punën e mësuesve, studentëve dhe shkollave përmes:
● Etiketave kombëtare dhe evropiane të cilësisë,
● Çmimeve Evropiane eTwinning,
● shkollave eTwinning dhe
● Portofolios eTwinning.
Fakte dhe shifra rreth rrjetit:
eTwinning filloi në vitin 2005 dhe që atëherë më shumë se 220,000 shkolla dhe 900,000 mësues e kanë bërë eTwinning komunitetin më tërheqës të mësuesve në botë, me më shumë se 124,000 projekte dhe miliona studentë të të gjitha moshave të përfshirë.
Aktualisht, eTwinning përfshin vendet e Bashkimit Evropian, si dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Serbinë dhe Turqinë dhe shtatë vende të fqinjësisë evropiane - Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, si dhe një pjesë të Partneriteteve Lindore, Tunizia dhe Jordania, të cilat janë pjesë e Partneritetit Euro-Mesdhetar. eTwinning është një pjesë integrale e programit Erasmus + të BE-së dhe objektivat e saj kryesore janë të ndihmojë mësuesit të krijojnë projekte bashkëpunuese me kolegë nga vende të tjera për t'u përfshirë në aktivitete të zhvillimit profesional.
Platforma eTwining në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë që nga viti 2014, dhe për momentin përfshihen këto të dhëna:
● 2366 mësues
● 494 shkolla
● 3475 projekte
(ky numër ndryshon çdo ditë).
Link nga faqja zyrtare e rrjetit:
https://www.etwinning.net/
"Aktivitetet e eTwinning në shkollën ku jam e punësuar janë shumë të pranuara, gjë që e dëshmojnë projektet e shumta të suksesshme dhe pjesëmarrja në seminare dhe puntori online që mundësojnë zhvillimin profesional të mësuesit. Si ambasador eTwinning kontribuoj për mësuesit dhe studentët përmes këtyre projekteve “Ata bashkëpunojnë, eksplorojnë, zhvillojnë kreativitetin dhe imagjinatën, marrin vendime, respektojnë njëri-tjetrin dhe mësojnë aftësitë e shekullit të 21-të”.
Olgica Bajaldzieva - Ambasadore eTwinning në shkollën fillore "Petar Pop Arsov", Shkup
eTwinning është një platformë edukative e së tashmes dhe së ardhmes. Nëpërmjet platformës eTwinning, u lidha me mësues dhe studentë nga e gjithë Evropa, hyra virtualisht në klasat e shumë mësuesve dhe mësova shumë metoda dhe teknika të reja mësimore. Përmes platformës e-Twinning gjeta partnerë të rinj për projektet Erasmus dhe kështu mësova vlerat dhe kulturat në Evropë. Për mua dhe studentët e mi, eTwinning është pjesë e komunitetit më emocionues të të mësuarit në Evropë. "eTwinning më ka bërë një person më të mirë, një mësues më të mirë dhe një qytetar të barabartë të Evropës."
Gabriela Ilievska – Shkolla fillore “Joakim Krçovski”, Kriva Pallankë
School educational gateway (SEG)
Një tjetër platformë që është e pasur me përmbajtje elektronike është School Education Gateway (SEG).
SEG është një platformë evropiane e edukimit shkollor online, aktualisht e disponueshme në 23 gjuhë nga Bashkimi Evropian, e krijuar për t'u ofruar mësuesve gjithçka që u nevojitet për sa i përket: informacionit, zhvillimit profesional, mbështetjes dhe rrjetëzimit të kolegëve, projekteve të përbashkëta dhe mundësive të lëvizshmërisë, përmbledhje të politikave të vendit etj.
Përveç komunitetit të mësuesve, baza e përdoruesve të SEG përfshin të gjitha palët e përfshira në aktivitetet Erasmus +, si: institucionet dhe organizatat arsimore, politikëbërësit, autoritetet kombëtare; OJQ-të; ndërmarrjet; etj.
Për shkak se faqja e internetit është publike, ajo është e aksesueshme për këdo (përfshirë vendet jo anëtare të BE-së). Kjo fushë e gjerë pritet të përmirësojë lidhjet midis politikës dhe praktikës në arsimin shkollor evropian, si dhe të ndihmojë në promovimin e një politike të bazuar në realitetin e asaj që po ndodh në shkolla dhe nevojat e tregut të punës. SEG ofron një gamë të gjerë përmbajtjesh, të tilla si praktika të mira projektesh evropiane, blogje mujore, intervista video me ekspertë evropianë të arsimit shkollor; kurse online për mësuesit për të përballuar më mirë sfidat tematike të klasave, burime të tilla si materiale mësimore, mësime dhe tekste evropiane për shkollat, informacion mbi politikat arsimore shkollore; lajme dhe ngjarje tematike etj. Ofron mjete të posaçme për të mbështetur mësuesit dhe stafin e shkollës në gjetjen e trajnimeve dhe mundësive për mobilitet dhe zhvillim profesional (kurse në terren, trajnime në vendin e punës, kurse trajnimi, etj.), të cilat mund të financohen nga Erasmus + KA1.
Link nga faqja zyrtare:
https://www.schooleducationgateway.eu/en/pub/index.htm
Për informacion shtesë:
Na ndiqni në rrjetet sociale:
Facebook: Etwinning North Macedonia
https://www.facebook.com/etwinningmk/