Në bazë të Vendimit nr. 25-633/2 të datës 20.10.2026, Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitet („Agjencia Kombëtare“), Shërbimi Kombëtar për Mbështetje i EPALE-s (SHKM EPALE) i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për angazhimin e një dizajneri grafik për përgatitjen e zgjidhjeve vizuale për rezultatet e projektit në EPALE
EPALE (Shërbimi Kombëtar për Mbështetje i EPALE-s), i menaxhuar nga Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitet („Agjencia Kombëtare“), shpall thirrje publike për angazhimin e një dizajneri grafik për përgatitjen e zgjidhjeve vizuale për rezultatet e projektit në EPALE. Dizajnet duhet të përgatiten teknikisht për përdorim digjital dhe duhet të jenë në përputhje me identitetin vizual dhe udhëzimet e EPALE-s dhe të programit Erasmus+.
Dizajneri do të duhet të përgatisë zgjidhje për rezultatet e mëposhtme:
Kandidati i përzgjedhur do të ketë detyrimin të propozojë një dizajn fillestar, bazuar në tekstin e përgatitur paraprakisht. Dizajneri duhet të punojë në përputhje me udhëzimet e Shërbimit Kombëtar për Mbështetje të EPALE-s, si dhe me Udhëzuesin për Identitetin Vizual të EPALE-s. Dizajni i përgatitur do t'i nënshtrohet miratimit nga Shërbimi Kombëtar për Mbështetje i EPALE-s.
Të drejtë aplikimi në këtë thirrje kanë personat fizikë që merren me dizajn grafik, redaktim tekstesh dhe përgatitjen e versioneve digjitale të dokumenteve të gatshme për publikim, të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Dizajneri do të angazhohet gjatë periudhës tetor–dhjetor 2026, me kontratë në të cilën do të përcaktohen në mënyrë të detajuar të drejtat dhe detyrimet, në përputhje me rregullat e Shërbimit Kombëtar për Mbështetje të EPALE-s.
Dokumentacioni i nevojshëm
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
Mënyra e aplikimit
Dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet në adresën e mëposhtme të postës elektronike: epale@na.org.mk, me subjektin e e-mailit: „Aplikim për dizajner të EPALE-s“, jo më vonë se data 05.11.2026.
Kandidatët duhet t'i plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrje në momentin e aplikimit. Aplikimet e dorëzuara pas afatit dhe aplikimet jo të plota nuk do të shqyrtohen nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Aplikimeve të Pranuara.
Masat e përgjithshme për parandalimin e korrupsionit
Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, gjatë procedurës së përzgjedhjes për angazhimin e një dizajneri grafik për përgatitjen e zgjidhjeve vizuale për rezultatet e projektit në EPALE, si dhe gjatë zbatimit të kontratës, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbulimin në kohë të korrupsionit dhe eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të tij të dëmshme.
Nëse ekziston dyshim i bazuar për korrupsion gjatë kësaj procedure, mund ta raportoni në adresat e mëposhtme të postës elektronike: ukazuvaci@na.org.mk dhe nepravilnosti@na.org.mk.