Në bazë të Vendimit nr. 20-492/2, datë 30.07.2026, Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për përzgjedhjen e tre (3) Ambasadorëve eTwinning për mësuesit e ardhshëm (Initial Teacher Education – ITE Ambassadors) për periudhën 2026–2028
Në përputhje me Planin e miratuar të aktiviteteve të veprimit eTwinning për periudhën 2026–2028, Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet shpall Thirrje Publike për përzgjedhjen e tre (3) Ambasadorëve eTwinning për mësuesit e ardhshëm (Initial Teacher Education – ITE Ambassadors), mandati i të cilëve do të zgjasë deri në përfundimin e planit dyvjeçar të veprimit.
Integrimi i eTwinning në arsimin fillestar të mësuesve (Initial Teacher Education – ITE) përfaqëson një nga drejtimet strategjike të veprimit eTwinning. Përvojat evropiane dhe praktikat e mira tregojnë se përfshirja e studentëve – mësues të ardhshëm – në eTwinning që gjatë studimeve të tyre kontribuon në zhvillimin e kompetencave të tyre digjitale, pedagogjike dhe ndërkulturore, si dhe në përmirësimin e cilësisë së praktikës mësimore.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Ambasadorëve eTwinning për mësuesit e ardhshëm
Detyrat e Ambasadorëve eTwinning për mësuesit e ardhshëm do të përcaktohen në koordinim me Koordinatorin Kombëtar eTwinning.
Ato përfshijnë:
- Promovimin e platformës eTwinning në kuadër të arsimit fillestar të mësuesve (Initial Teacher Education – ITE);
- Organizimin e aktiviteteve informuese me pjesëmarrje fizike për studentë dhe profesorë universitarë të përfshirë në arsimin fillestar të mësuesve (Initial Teacher Education – ITE), me qëllim promovimin e përfitimeve nga përdorimi i platformës eTwinning;
- Organizimin e sesioneve informuese online për studentë dhe profesorë universitarë të përfshirë në arsimin fillestar të mësuesve (Initial Teacher Education – ITE);
- Organizimin e sesioneve informuese ose punëtorive ndërkombëtare online për gjetjen e partnerëve dhe vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë që zbatojnë arsimin fillestar të mësuesve (Initial Teacher Education – ITE);
- Kontribut në rritjen e numrit të përdoruesve të platformës eTwinning dhe promovimin e mundësive që ofron platforma ndërmjet studentëve dhe profesorëve universitarë të përfshirë në arsimin fillestar të mësuesve (Initial Teacher Education – ITE);
- Dorëzimin e raporteve tremujore për aktivitetet e realizuara, si dhe listave të pjesëmarrësve, regjistrimeve dhe fotografive nga aktivitetet e zhvilluara te Koordinatori Kombëtar eTwinning, nëse kjo kërkohet;
- Pjesëmarrjen në takimet vjetore të organizuara nga Shërbimi Qendror i Mbështetjes (Central Support Service – CSS), me detyrimin që, pas përfundimit të tyre, t'i dorëzojnë një raport Koordinatorit Kombëtar eTwinning.
Kompensimi financiar
Agjencia Kombëtare do t'u paguajë kompensim financiar Ambasadorëve eTwinning për mësuesit e ardhshëm, në përputhje me Kontratën për angazhimin e Ambasadorëve eTwinning.
Kompensimi do të paguhet për aktivitetet e mëposhtme:
- 3.500,00 denarë për çdo sesion informues të realizuar me pjesëmarrje fizike.
- Nëse sesioni informues realizohet në një qytet jashtë vendbanimit të ambasadorit, përveç kompensimit për aktivitetin e realizuar, do të paguhet edhe një shumë fikse shtesë prej 2.500,00 denarësh për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit brenda vendit.
- 3.500,00 denarë për çdo sesion informues online të realizuar.
- 10.000,00 denarë për organizimin e një sesioni informues ose punëtorie ndërkombëtare online.
Kompensimet paguhen në baza tremujore, pas realizimit me sukses të aktiviteteve dhe dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me dispozitat e Kontratës.
Kriteret për aplikim
Kandidati duhet t'i plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë i punësuar në një institucion të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që zbaton arsimin fillestar të mësuesve (Initial Teacher Education – ITE), si fakultet pedagogjik ose fakultet tjetër që përgatit mësues të ardhshëm;
- Të jetë përdorues i regjistruar në platformën eTwinning;
- Të ketë filluar të paktën një projekt eTwinning;
- Të ketë aftësi të zhvilluara organizative, komunikuese dhe prezantuese;
- Të tregojë motivim dhe gatishmëri për promovimin e eTwinning dhe zbatimin e aktiviteteve në kuadër të arsimit fillestar të mësuesve;
- Të jetë i gatshëm për pjesëmarrje aktive në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara nga Shërbimi Kombëtar i Mbështetjes (NSO) dhe Shërbimi Qendror i Mbështetjes (CSS).
Nëse Ambasadori eTwinning për mësuesit e ardhshëm nuk i përmbush detyrimet e tij sipas marrëveshjes, Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet ka të drejtë ta ndërpresë kontratën në çdo kohë.
Mënyra e aplikimit
Kandidatët duhet t'i dorëzojnë të dhënat e mëposhtme më së voni deri më 06.08.2006, në adresën elektronike: mila.protuger@na.org.mk.
- Biografi e shkurtër (CV) dhe letër motivimi;
- Dëshmi për regjistrimin në platformën eTwinning (foto e profilit ose lidhje/link i profilit);
- Dëshmi për pjesëmarrje në të paktën një projekt eTwinning.
Masat e përgjithshme për parandalimin e korrupsionit
Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, gjatë procedurës për përzgjedhjen e tre (3) Ambasadorëve eTwinning për mësuesit e ardhshëm (Initial Teacher Education – ITE Ambassadors) për periudhën 2026–2028, si dhe gjatë zbatimit të kontratës, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbulimin në kohë të korrupsionit dhe eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të tij të dëmshme.
Nëse ekziston dyshim i bazuar për korrupsion në procedurë, mund ta raportoni në adresat elektronike: ukazuvaci@na.org.mkdhe nepravilnosti@na.org.mk.