fb_img
Përmasat e fontit
Kontrasti

Calls

2.11.2026 10:55:05 e paradites

Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit, në bazë të Vendimit nr. 25-665/2 të datës 30.10.2026, nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Mbështetjes së EPALE-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shpall thirrje publike për përzgjedhjen e 15 pjesëmarrësve në Konferencën Përfundimtare të EPALE-s për ciklin 2025/2026, me temë „EPALE: arritjet, praktikat e mira dhe perspektivat e reja për arsimin e të rriturve“.

Konferenca do të mbahet më 19 dhe 20 nëntor 2026, në hotelin „Metropol“, Ohër, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Rreth aktivitetit

Konferenca Përfundimtare ka për qëllim përmbylljen e aktiviteteve të realizuara në kuadër të ciklit aktual të EPALE-s, prezantimin e rezultateve të arritura dhe promovimin e praktikave të mira në përdorimin e platformës.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet rolit të ambasadorëve të EPALE-s dhe krijuesve të përmbajtjeve në ndërtimin e një komuniteti aktiv dhe të qëndrueshëm të profesionistëve, si dhe mundësive për përmirësimin e cilësisë, dukshmërisë dhe relevancës së përmbajtjeve në platformë.

Aktiviteti do të mundësojë gjithashtu prezantimin e ciklit të ri të aktiviteteve të EPALE-s, identifikimin e temave dhe nevojave prioritare të komunitetit, si dhe nxitjen e përfshirjes më të madhe të aktorëve kombëtarë në zhvillimin e arsimit të të rriturve.

Në kuadër të programit është paraparë edhe një sesion edukativ, i dedikuar temave aktuale dhe avancimit të kompetencave profesionale të pjesëmarrësve.

Kush mund të marrë pjesë?

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Ambasadorët e EPALE-s dhe krijuesit e përmbajtjeve;
  • përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe ofruesit e shërbimeve për arsimin e të rriturve;
  • përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave në fushën e arsimit të të rriturve;
  • përfaqësuesit e organizatave aktive në fushën e arsimit të të rriturve;
  • aktorë të tjerë të interesuar për zhvillimin dhe avancimin e arsimit të të rriturve.

Data dhe vendi i mbajtjes

Data: 19–20 nëntor 2026

Vendi: Hoteli „Metropol“, Ohër, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar formularin elektronik të aplikimit, i cili gjendet në linkun e mëposhtëm:

**„EPALE: arritjet, praktikat e mira dhe perspektivat e reja për arsimin e të rriturve“ – Formulari i aplikimit

Afati i fundit për aplikim është 9 nëntor 2026.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 15. Përzgjedhja do të bëhet sipas parimit „kush aplikon i pari, përzgjidhet i pari“, duke marrë parasysh përmbushjen e kushteve për pjesëmarrje të përcaktuara në këtë thirrje publike.

Shpenzimet e pjesëmarrjes

Agjencia Kombëtare do të mbulojë shpenzimet për akomodim, ushqim dhe udhëtim të pjesëmarrësve të përzgjedhur.

Për pjesëmarrësit nga Shkupi do të organizohet transport i përbashkët në relacionin Shkup–Ohër–Shkup.

Pjesëmarrësit nga qytetet e tjera e organizojnë vetë transportin deri në vendin e mbajtjes së konferencës. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen në lartësinë e çmimit të biletës së autobusit vajtje-ardhje, në bazë të dokumentacionit përkatës që dëshmon shpenzimin e bërë.

Masat e përgjithshme për parandalimin e korrupsionit

Agjencia Kombëtare për Programet Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit, gjatë procedurës së përzgjedhjes së 15 pjesëmarrësve në Konferencën Përfundimtare të EPALE-s për ciklin 2025/2026, si dhe gjatë realizimit të aktiviteteve që lidhen me këtë ngjarje, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbulimin në kohë, parandalimin dhe sanksionimin e veprimeve të mundshme korruptive, si dhe për eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të tyre të dëmshme.

Në rast se ekziston dyshim i bazuar për korrupsion ose parregullsi gjatë procedurës, ato mund të raportohen në adresat elektronike në vijim:

 

 

 

 

 







Kontaktoni

    czxczcx