fb_img
Përmasat e fontit
Kontrasti

Calls

27.8.2026 11:27:11 e paradites

Në bazë të Vendimit nr. 20-553/2, datë 26.08.2026, Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet publikon

                                                                    THIRRJE PUBLIKE

Për përzgjedhjen e pesë (5) mësimdhënësve të artit figurativ, për pjesëmarrje në seminarin eTwinning / punëtorinë kreative ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve me titull „Punëtoria eTwinning: Nga tregimi te piktura“, e cila do të mbahet në periudhën25–27 shtator 2026, në Krushevë, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në përputhje me Planin e miratuar të aktiviteteve të aksionit eTwinning për vitin 2026–2027, Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet publikon thirrje për përzgjedhjen e pesë (5) mësimdhënësve të artit figurativ nga shkollat fillore ose të mesme, për pjesëmarrje në seminarin eTwinning / punëtorinë kreative ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve me titull „Punëtoria eTwinning: Nga tregimi te piktura“, e cila do të mbahet nga 25 deri më 27 shtator 2026 në Krushevë, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i punëtorisë është që, përmes punës kreative të mësimdhënësve dhe nxënësve, nën mentorimin e një eksperti të artit figurativ, të krijohet një vepër e përbashkët artistike – pikturë në pëlhurë, e cila do të shërbejë si bazë për bashkëpunim të mëtejshëm dhe zhvillimin e një projekti eTwinning.

Shpenzimet e pjesëmarrjes

Agjencia Kombëtare do t’i mbulojë shpenzimet për ushqim dhe akomodim. Pjesëmarrësi është i obliguar të sigurojë vetë transportin deri në vendin e mbajtjes së seminarit. Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen në shumën e çmimit të biletës së autobusit për secilin pjesëmarrës.

Kriteret për aplikim

  • Kandidati të jetë mësimdhënës i artit figurativ;
  • Kandidati të jetë i punësuar në një shkollë fillore ose të mesme;
  • Kandidati të zhvillojë mësim në lëndën e artit figurativ me nxënës të moshës 13 vjeç e lart;
  • Kandidati të jetë në gjendje të formojë një grup prej 6 nxënësish të moshës 13 vjeç e lart nga shkolla në të cilën është i punësuar, të cilët do të marrin pjesë në seminarin eTwinning / punëtorinë kreative „Nga tregimi te piktura“, e cila do të mbahet nga 25 deri më 27 shtator 2026 në Krushevë.

Gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve do të merren parasysh aspektet në vijim: pjesëmarrja e mëparshme në seminare eTwinning, përfaqësimi rajonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aktiviteti dhe angazhimi në eTwinning.

Shënim: Mësimdhënësit e përzgjedhur janë përgjegjës për mbikëqyrjen, sigurinë dhe kujdesin ndaj gjashtë nxënësve nga shkolla e tyre gjatë pjesëmarrjes së tyre në seminarin eTwinning dhe punëtorinë kreative. Nxënësit mund të marrin pjesë vetëm me pëlqimin paraprak me shkrim të prindit/kujdestarit.

Mënyra e aplikimit

Afati i fundit për aplikim është 07.09.2026. Kandidatët që i plotësojnë kriteret për aplikim duhet të plotësojnë formularin për pjesëmarrje në linkun në vijim: https://forms.gle/5rRkGYfmGeLL3CwW8

Masa të përgjithshme për parandalimin e korrupsionit

Agjencia Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, gjatë procedurës për përzgjedhjen e pesë (5) mësimdhënësve të artit figurativ për pjesëmarrje në seminarin eTwinning / punëtorinë kreative ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve me titull „Punëtoria eTwinning: Nga tregimi te piktura“, e cila do të mbahet nga 25 deri më 27 shtator 2026 në Krushevë, Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe gjatë zbatimit të marrëveshjes, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim zbulimin në kohë të korrupsionit dhe eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të dëmshme të tij.

Nëse ekziston dyshim i bazuar për korrupsion në procedurë, mund të raportoni në adresat elektronike: ukazuvaci@na.org.mk dhe nepravilnosti@na.org.m

 

 







Kontaktoni

    czxczcx