Në bazë të Aktvendimit nr. 18-566/2 të datës 03.09.2026, Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë ("Agjencia Kombëtare") shpallë
ERASMUS + THIRRJE 2026 PËR AKREDITIM NË FUSHËN E ARSIMIT PËR TË RRITUR, ARSIMIT PROFESIONAL DHE TRAJNIMIT DHE ARSIMIT SHKOLLOR
Akreditimi Erasmus+ është vegël për organizatat në fushën e arsimit për të rritur, arsimit profesional dhe trajnimit (APT) dhe arsimit shkollor që duan të fillojnë shkëmbime dhe bashkëpunim ndërkufitar. Dhënia e akreditimit të Erasmus konfirmon se aplikanti ka një plan për të zbatuar lëvizshmëri me cilësi të lartë si pjesë e një përfshirje më të gjerë për të zhvilluar organizimin e tyre. Plani quhet Plani "Erasmus plan" dhe është pjesë kryesore e aplikimit për akreditimin Erasmus.
Aplikantët mund të aplikojnë për akreditim individual Erasmus për organizatën e tyre, ose për akreditim Erasmus për konsorcium për koordinator të lëvizshmërisë. Nuk është e domosdoshme të keni përvojë të mëparshme në Erasmus+ (2014-2020) për të aplikuar.
Organizatat që aktualisht janë bartëse të Kartave të vlefshme të lëvizshmërisë në APT mund të transferojnë akreditimin e tyre për programin e radhës duke aplikuar në këtë thirrje. Si pjesë e kësaj thirrjeje, bartësit aktualë të Kartave të lëvizshmërisë ë APT mund të marrin gjithashtu emërtim për përsosmëri me të cilin u njihet puna e tyre e kaluar dhe përkushtimi ndaj cilësisë.
Organizatat e akredituara nga Erasmus do të kenë qasje të thjeshtuar në financimin e aksionit kyç 1 në programin e ardhshëm (2021-2027).
Agjencia Kombëtare informon organizatat e interesuara se mund të aplikojnë në fushat si vijon:
Akreditimet e Erasmus në arsimin shkollor (KA120-SCH)- jepet 1 akreditim
(1) Shkollat që ofrojnë arsim të përgjithshëm në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm
(2) Autoritetet publike lokale dhe rajonale, organet koordinuese dhe organizatat e tjera me rol në fushën e arsimit shkollor
Akreditimet e Erasmus në arsim profesional dhe trajnim (KA120-VET)- jepet 1 akreditim
(1) Organizatat që ofrojnë arsim fillestar ose të vazhdueshëm profesional dhe trajnim
(2) Autoritetet lokale dhe rajonale publike, trupat koordinues dhe organizatat tjera me rol në fushën e arsimit profesional dhe trajnimit
(3) Ndërmarrjet dhe organizatat e tjera publike dhe private që janë nikoqire, trajnuese ose bashkëpunojnë në mënyrë tjetër me personat të cilët mësojnë dhe fillestarët në arsimin profesional dhe trajnimin
Akreditimet Erasmus në arsimin për të rritur (KA120-ADU)- jepet 1 akreditim
(1) Organizatat që ofrojnë arsim zyrtar, informal dhe joformal për të rritur
(2) Autoritetet publike lokale dhe rajonale, organet për koordinim dhe organizata të tjera me rol në fushën e arsimit për të rritur
Afati përfundimtar për parashtrimin e aplikimeve është 29 shtator të vitit 2026, ora 12:00 (mesditë, ora e Brukselit).
Për të hyrë në formularët e aplikimit, Ju lutemi të hyni në linkun si vijon: https://webgate.ec.europa.eu/erasmus-esc/home/ .Formularët janë të arritshëm vetëm me llogarinë tuaj për hyrje në EU login account. Aplikantët që nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në programin Erasmus+ (2014-2020) duhet të regjistrojnë organizatën e tyre dhe të marrin një numër OID përmes platformës Organisation Registration System në linkun si vijon: https://webgate.ec.europa.eu/erasmus-esc/organisation-registration/screen/home .
Për më shumë informacione dhe detaje të lexohen me kujdes dokumentet nga Thirrja e përgjithshme 2026 që mund ta gjeni në linkun si vijon: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/documents-and-guidelines/erasmus-programme-guide-2026
Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, në procedurën e përzgjedhjes së akreditimit Erasmus plus për vitin 2026 në fushën e arsimit për të rritur, arsimit profesional dhe trajnimit dhe arsimit shkollor dhe gjatë ekzekutimit të marrëveshjes, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim që me kohë të zbulojë korrupsionin dhe për të eliminuar ose zvogëluar pasojat e dëmshme të tij.
Nëse ekziston dyshim i arsyeshëm lidhur me korrupsion në procedurë, mund ta denonconi atë në adresën e postës elektronike si vijon: ukazuvaci@na.org.mk dhe nepravilnosti@na.org.mk.