fb_img
Përmasat e fontit
Kontrasti

Calls

6.10.2026 11:09:22 e paradites

Në bazë të nenit 20-g dhe nenit 22 paragrafi (1) alineja 2 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18, 198/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 143/19 dhe 14/20), nenit 22 paragrafi (1) alineja 1 dhe nenit 23 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 110/19, 267/20, 151/21 dhe 288/21), si dhe Vendimit për shpalljen e konkursit publik për punësimin e 1 (një) personi në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, me kohë të caktuar, nr. 04-493/13, datë 05.10.2026, Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet shpall:

KONKURS PUBLIK

për punësimin e 1 (një) personi në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet me kohë të caktuar


Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet shpall konkurs për punësimin e 1 (një) personi me kohë të caktuar deri më 31.12.2026, në pozitën si më poshtë:


1. Bashkëpunëtor i ri për Auditor të Brendshëm në Trajnim – 1 (një) ekzekutues

Kushtet e përgjithshme:

  • të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase;
  • të jetë madhor;
  • të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
  • me aktgjykim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i jetë shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Shkalla dhe lloji i arsimit:

  • VI B sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të ketë fituar së paku 180 kredi sipas ECTS-së, ose të ketë përfunduar shkallën VII/1 në fushën e shkencave ekonomike ose juridike;
  • me ose pa përvojë pune.

Orari i punës:

  • 40 orë pune në javë;
  • orari i punës nga e hëna deri të premten, nga ora 07:30/08:30 deri në 15:30/16:30.

Paga bazë mujore neto është 35.744,00 denarë.

 

Kandidatët duhet t'i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët i plotësojnë kushtet për aplikim.

Kandidatët, së bashku me aplikimin për punësim, duhet të dorëzojnë dëshmi për përmbushjen e kushteve, në origjinal ose në kopje të vërtetuar nga noteri, si vijon:

  • Dëshmi për shtetësinë;
  • Dëshmi se nuk u është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
  • Certifikatë / diplomë për nivelin e përfunduar të arsimit;
  • Biografi të shkurtër (CV).

 

Me kandidatin e përzgjedhur do të lidhet kontratë pune me kohë të caktuar, me kohëzgjatje deri më 31.12.2026.

Afati për dorëzimin e aplikimeve së bashku me dokumentacionin e nevojshëm është 3 ditë pune, duke filluar nga dita e publikimit të konkursit në gazetat ditore.

Konkursi zgjat 3 ditë pune nga dita e publikimit në gazetat ditore.

Kandidati duhet t’i plotësojë kushtet e përcaktuara në konkurs në momentin e aplikimit.

Aplikimi së bashku me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzohet në arkivin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet ose të dërgohet me postë në adresën:

Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet

Bul. Kuzman Josifovski Pitu nr. 17, 1000 Shkup

Arkivi i Agjencisë Kombëtare

(me treguesin "për njoftim pune Nr. 04/2026 ")

Numri i kontaktit +389 2 3109 045

 

Aplikimet e vonuara dhe të paplota nuk do të merren në konsideratë.







Kontaktoni

    czxczcx