Në bazë të Aktvendimit nr. 18-561/2 të datës 01.09.2026, Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë ("Agjencia Kombëtare") shpallë
Thirrje publike
për përzgjedhjen e një organizate aktive në fushën e Rinisë për ekspertizë në përshkriimin e kapitujve nga iniciativa Jutviki për vitet 2026-2027
Agjencia Kombëtare e Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri (Agjencia Kombëtare), në bazë të qëllimeve dhe detyrave të parashikuara për implementimin e Jutviki, për të cilën ka kompetencë për zbatimin operativ të aksioneve të decentralizuara të programit Erasmus+ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shpall këtë Thirrje Publike me qëllim që të zgjedhë një organizatë nga Republika e Maqedonisë së Veriut aktive në fushën e Rinisë, e cila me ekspertizën e saj do të kontribuojë në përshkrimin e detajuar të kapitujve të iniciativës Jutviki për vitet 2026-2027. Roli kryesor i organizatës është përpilimi i përshkrimit të zhvillimit kombëtar të politikave në raport me të rinjtë që duhet të jetë në gjuhën angleze për nevojat e Jutviki. Po ashtu, do të përpilojë analiza krahasuese tematike të politikave kombëtare, mbledhjen e të dhënave të nevojshme për shqyrtimet krahasuese tematike – harta onlajn Jutviki, organizim të ngjarjeve dhe promovim të rrjetit Jutviki dhe mbledhjen e të dhënave për Tabelën e treguesve të lëvizshmërisë së të rinjve.
Kriteret për zgjedhje
Mënyra e përzgjedhjes dhe angazhimit të Organizatës
Aplikimet e mbërritura fillimisht do t'i nënshtrohen verifikimit të kushteve formale, e më pas do të zbatohet vlerësim cilësor në bazë të dokumenteve të dorëzuara.
Organizata e përzgjedhur do të ftohet në trajnimin e detyrueshëm të organizuar nga Agjencia kombëtare. Trajnimi i referohet dokumentacionit përkatës dhe mënyrës së përpilimit të secilit kapitull.
Organizata e përzgjedhur do të angazhohet deri më 31 mars të vitit 2028.
Organizata e përzgjedhur do të nënshkruajë marrëveshje me Agjencinë kombëtare që do të rregullojë të drejtat dhe detyrimet e saj në aspektin e angazhimit dhe kompensimit për punën e kryer.
Agjencia kombëtare rezervon të drejtën për të ndryshuar shumat e kompensimit, si dhe të drejtën për të shkurtuar dhe/ose zvogëluar shumën e kompensimit në proporcion me fushëveprimin e lëshimeve eventuale që janë identifikuar.
Agjencia kombëtare rezervon të drejtën për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për parandalimin e konfliktit të interesave që mund të ndikojnë pjesërisht ose plotësisht në implementimin e marrëveshjes së lidhur me organizatën e përzgjedhur. Anëtarët e organizatës së përzgjedhur nuk mund të angazhohen në përpilimin e përshkrimit të Jutviki nëse janë:
Procesi i aplikimit
Aplikimet do të parashtrohen vetëm përmes postës ose personalisht në hapësirat e Agjencisë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë, në adresën e mëposhtme:
Bul. Kuzman Josifovski - Pitu nr. 17, Fahu postar 796, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut me shenjën "Jutviki për vitet 2026-2027"
Afati i fundit për parashtrimin e aplikimeve është: 11 shtator të vitit 2026 (data e dërgesës postare).
- Dokumentacioni i nevojshëm:
Dokumentacion shtesë (kopje):
Vlerësimi cilësor i aplikimeve do të kryhet në bazë të dokumentacionit të nevojshëm të parashtruar. Është në interesin Tuaj të dorëzoni dokumentacion shtesë, i cili do t'i japë cilësi shtesë kualifikimeve Tuaja.
Masa të përgjithshme për parandalimin e korrupsionit
Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, në procedurën e përzgjedhjes së organizatës aktive në fushën e Rinisë për ekspertizë në përshkrimin e kapitujve të nismës Jutviki për vitet 2026-2027 dhe gjatë ekzekutimit të marrëveshjes, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të zbulojë korrupsionin me kohëdhe të eliminojë ose zvogëlojë pasojat e dëmshme të tij.
Nëse ekziston një dyshim i arsyeshëm lidhur me korrupsion në procedurë, mund ta denonconi atë në adresën e mëposhtme të postës elektronike: ukazuvaci@na.org.mk dhe nepravilnosti@na.org.mk.