THIRRJE PUBLIKE për Konkursin Video të Europass-it
Në bazë të Vendimit nr. 18-588/2, datë 29.09.2026, Agjencia Kombëtare për Programe Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit (në tekstin e mëtejmë: Agjencia Kombëtare) shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për Konkursin Video të Europass-it
Në kuadër të programit „Erasmus+“, Agjencia Kombëtare për Programe Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit zbaton iniciativat Europass dhe Euroguidance.
Këto iniciativa kanë për qëllim të mbështesin zhvillimin e arsimit, të nxënit, zhvillimin profesional dhe mobilitetin e të rinjve në kontekstin e integrimit evropian, si dhe të mundësojnë qasje në informacione, mjete dhe burime të rëndësishme për arsimin dhe zhvillimin profesional.
Në kuadër të zbatimit të programit vjetor të Qendrës Europass, Agjencia Kombëtare për Programe Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit shpall: Në Konkursin Video të Europass-it mund të marrin pjesë nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme profesionale. Për pjesëmarrje në konkurs, nxënësi duhet të përgatisë një video me kohëzgjatje prej 20 deri në 30 minuta, në të cilën do të prezantojë:
krijimin e Profilit të tij/saj Europass; plotësimin e të gjitha fushave përkatëse në Profilin Europass; prezantimin e njohurive, shkathtësive, kompetencave, arsimit, përvojës dhe informacioneve të tjera relevante përmes Profilit Europass.
Nga videot e pranuara, Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin do të përzgjedhë tri videot më të mira.
Autorët e tri videove më të mira do të shpërblehen me materiale promovuese të Europass-it.
Kriteret për pjesëmarrje Kandidatët duhet t'i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
të jenë nxënës të vitit të tretë ose të katërt në shkollë të mesme profesionale; të kenë njohuri të gjuhës angleze; të posedojnë shkathtësi themelore ose të avancuara të TIK-ut; të kenë interes për përdorimin e mjeteve të Europass-it për arsim, mobilitet dhe zhvillim profesional.
Mënyra dhe afati i aplikimit
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i dorëzojnë videot e tyre në adresën elektronike:
anabela.dimoska@na.org.mk . Më së voni deri më 09.10.2026, ora 16:30. Aplikimet e dorëzuara pas skadimit të afatit, si dhe aplikimet e pakompletuara, nuk do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Komisioni. Kushtet e përcaktuara në këtë thirrje publike kandidatët duhet t'i plotësojnë në momentin e aplikimit.
Masat e përgjithshme për parandalimin e korrupsionit Agjencia Kombëtare për Programe Evropiane të Arsimit dhe Mobilitetit, gjatë procedurës për përzgjedhjen e videove më të mira të Europass-it, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbulimin në kohë të veprimeve eventuale korruptive, si dhe për eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të dëmshme që mund të rezultojnë prej tyre. Nëse ekziston dyshim i bazuar lidhur me korrupsion ose parregullsi në procedurë, ato mund të raportohen në adresat elektronike në vijim: ukazuvaci@na.org.mk nepravilnosti@na.org.mk.