fb_img
Përmasat e fontit
Kontrasti

Calls

2.9.2026 1:23:16 e pasdites

Në bazë të Aktvendimit nr. 18-561/2 të datës 01.09.2026, Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë ("Agjencia Kombëtare") shpallë

 

Thirrje publike

për përzgjedhjen e një organizate aktive në fushën e Rinisë për ekspertizë në përshkriimin  e kapitujve nga iniciativa Jutviki për vitet 2026-2027

 

Agjencia Kombëtare e Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri (Agjencia Kombëtare), në bazë të qëllimeve dhe detyrave të parashikuara për implementimin  e Jutviki, për të cilën ka kompetencë për zbatimin operativ të aksioneve të decentralizuara të programit Erasmus+ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shpall këtë Thirrje Publike me qëllim që të zgjedhë një organizatë nga Republika e Maqedonisë së Veriut aktive në fushën e Rinisë, e cila me ekspertizën e saj do të kontribuojë në përshkrimin e detajuar të kapitujve të iniciativës Jutviki për vitet 2026-2027. Roli kryesor i organizatës është përpilimi i përshkrimit të zhvillimit kombëtar të politikave në raport me të rinjtë që duhet të jetë në gjuhën angleze për nevojat e Jutviki. Po ashtu, do të përpilojë analiza krahasuese tematike të politikave kombëtare, mbledhjen e të dhënave të nevojshme për shqyrtimet krahasuese tematike – harta onlajn Jutviki, organizim të ngjarjeve dhe promovim të rrjetit Jutviki dhe mbledhjen e të dhënave për Tabelën e treguesve të lëvizshmërisë së të rinjve.

 

Kriteret për zgjedhje

  • Të paktën 7 vjet punë të organizatës në fushën e të rinjve;
  • Të paktën 5 të punësuar në organizatën, pjesë programore;
  • Të paktën pjesëmarrja në përgatitjen e 2 politikave kombëtare për të rinjtë;
  • Njohje të politikave dhe strategjive evropiane në fushën e të rinjve;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të të punësuarve;
  • Aftësi për punë me veglat e TIK;
  • Përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare;
  • Pjesëmarrje në konferenca, seminare dhe trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Rinisë;
  • Pjesëmarrje në komisione kombëtare/lokale ose trupa pune për promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmit.

 

Mënyra e përzgjedhjes dhe angazhimit të Organizatës

Aplikimet e mbërritura fillimisht do t'i nënshtrohen verifikimit të kushteve formale, e më pas do të zbatohet vlerësim cilësor në bazë të dokumenteve të dorëzuara.

Organizata e përzgjedhur do të ftohet në trajnimin e detyrueshëm të organizuar nga Agjencia kombëtare. Trajnimi i referohet dokumentacionit përkatës dhe mënyrës së përpilimit të secilit kapitull.

Organizata e përzgjedhur  do të angazhohet deri më 31 mars të vitit 2028.

Organizata e përzgjedhur do të nënshkruajë marrëveshje me Agjencinë kombëtare që do të rregullojë të drejtat dhe detyrimet e saj në aspektin e angazhimit dhe kompensimit për punën e kryer.

Agjencia kombëtare rezervon të drejtën për të ndryshuar shumat e kompensimit, si dhe të drejtën për të shkurtuar dhe/ose zvogëluar shumën e kompensimit në proporcion me fushëveprimin e lëshimeve eventuale që janë identifikuar.

Agjencia kombëtare rezervon të drejtën për të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për parandalimin e konfliktit të interesave që mund të ndikojnë pjesërisht ose plotësisht në implementimin e marrëveshjes së lidhur me organizatën e përzgjedhur. Anëtarët e organizatës së përzgjedhur nuk mund të angazhohen në përpilimin e përshkrimit të Jutviki nëse janë:

  • Persona që në çfarëdo forme janë të përfshirë në mbikëqyrjen e punës së Agjencisë kombëtare;
  • Persona që nuk janë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
  • Persona që kanë qenë ose janë fajtorë për keqpërdorim të rëndë profesional të çfarëdo lloji që Agjencia kombëtare mund ta dëshmojë;
  • Persona që kanë ushtrues detyra në mënyrë joprofesionale ose të pjesërishme në bazë të llojeve të ndryshme të marrëveshjeve me Agjencinë kombëtare.

 

Procesi i aplikimit

Aplikimet do të parashtrohen vetëm përmes postës ose personalisht në hapësirat e Agjencisë Kombëtare të Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë, në adresën e  mëposhtme:

Bul. Kuzman Josifovski - Pitu nr. 17, Fahu postar 796, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut me shenjën "Jutviki për vitet 2026-2027"

Afati i fundit për parashtrimin e aplikimeve është: 11 shtator të vitit 2026 (data e dërgesës postare).

 

- Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Biografi e shkurtër në formatin Europas në gjuhën maqedonase të anëtarëve aktivë të organizatës që do të punonin në përshkrimin e kapitujve.
  • Dëshmi e ekzistencës 7 vjeçare të organizatës dhe punës aktive të organizatës në fushën e Rinisë
  • Dëshmi për të paktën 5 të punësuar në organizatë, aktivitetet e programit
  • Dëshmia e pjesëmarrjes në përgatitjen e 2 politikave kombëtare për të rinjtë

 

Dokumentacion shtesë (kopje):

  • Dëshmi e pjesëmarrjes në aktivitete ndërkombëtare në fushën e rinisë.
  • Dëshmi e përvojës së përvetësuar në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve ndërkombëtare.
  • Dëshmi e zotërimit të gjuhës angleze.

 

Vlerësimi cilësor i aplikimeve do të kryhet në bazë të dokumentacionit të nevojshëm të parashtruar. Është në interesin Tuaj të dorëzoni dokumentacion shtesë, i cili do t'i japë cilësi shtesë kualifikimeve Tuaja.

 

Masa të përgjithshme për parandalimin e korrupsionit

Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërisë, në procedurën e përzgjedhjes së organizatës aktive në fushën e Rinisë për ekspertizë në përshkrimin e kapitujve të nismës Jutviki për vitet 2026-2027 dhe gjatë ekzekutimit të marrëveshjes, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të zbulojë korrupsionin me kohëdhe të eliminojë ose zvogëlojë pasojat e dëmshme të tij.

Nëse ekziston një dyshim i arsyeshëm lidhur me korrupsion në procedurë, mund ta denonconi atë në adresën e mëposhtme të postës elektronike: ukazuvaci@na.org.mk dhe nepravilnosti@na.org.mk.

 







Kontaktoni

    czxczcx