THIRRJE PUBLIKE E AGJENCISË KOMBËTARE PËR PROGRAME ARSIMORE EVROPIANE DHE MOBILITET
YOUTH@WORK: CO-CREATION LAB
TRAJNIM (2 pjesëmarrës)
Së bashku krijojmë mjete për zhvillimin e punësueshmërisë dhe sipërmarrjes tek të rinjtë
1–4 nëntor 2026 | Prishtinë, Kosovë
Aktivitet ndërkombëtar për bashkëpunim (TCA)
Data:
1–4 nëntor 2026, duke përfshirë edhe ditët e parashikuara për udhëtim
Kohëzgjatja:
2 ditë të plota pune, pa përfshirë ditët e udhëtimit
Lokacioni:
Prishtinë, Kosovë
Organizatorët:
Qendra Burimore SALTO për Evropën Juglindore, agjencitë kombëtare për programin „Erasmus+“ të Italisë, Turqisë dhe Greqisë dhe Partneriteti Youth@Work
Pjesëmarrësit:
20 ekspertë nga Baza e Trajnerëve të Youth@Work, anëtarë të Grupit Drejtues të Youth@Work dhe ekspertë të specializuar në fushën e punës me të rinjtë.
Në aktivitet do të marrin pjesë edhe ekspertë – përfaqësues të ofruesit të përzgjedhur të shërbimeve, të cilët janë përgjegjës për përgatitjen e doracakut në kuadër të Partneritetit Youth@Work.
2. QËLLIMET E AKTIVITETIT
- Validimi i kornizës teorike: Rishikim nga kolegët i ndërlidhjes konceptuale ndërmjet punës me të rinjtë, sipërmarrjes, punësueshmërisë dhe kornizave evropiane të kompetencave, me qëllim që të sigurohet se baza e përmbledhjes së mjeteve është e përshtatshme për praktikuesit dhe e harmonizuar me realitetet aktuale në këtë fushë.
- Sigurimi i cilësisë së metodologjive: Vlerësimi i mjeteve për të nxënit joformal, dizajnit të punëtorive dhe ushtrimeve që tashmë janë mbledhur nga ofruesi i shërbimit, për të siguruar cilësi pedagogjike, përshtatshmëri dhe gjithëpërfshirje për një audiencë të larmishme në fushën e punës me të rinjtë.
- Informacion kthyes strategjik: Krijimi i një dialogu bashkëpunues me ofruesin e shërbimit për të dhënë informacion kthyes profesional dhe kritik, për të identifikuar mangësitë e mundshme dhe për të orientuar procesin e finalizimit të përmbajtjes drejt afatit përfundimtar për publikim në mars 2027.
- Sigurimi i harmonizimit gjithëpërfshirës: Konfirmimi se drafti aktual i përfshin në mënyrë efektive fushat prioritare të partneritetit „Youth@Work“, veçanërisht tranzicionin e gjelbër dhe digjital, përfshirjen sociale, sipërmarrjen sociale dhe inovacionet sociale, angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen aktive, si dhe zbatimin praktik të kornizave DigComp 3.0, EntreComp, GreenComp dhe LifeComp.
3. PROFILI I PJESËMARRËSVE
Aktiviteti do të mbledhë 20 ekspertë të cilët do të kenë rol kyç në zhvillimin e përmbledhjes së mjeteve.
Nga agjencitë kombëtare dhe qendrat SALTO kërkohet të nominojnë kandidatë që posedojnë një kombinim të profileve/kompetencave të mëposhtme:
- Trajnerë të „Youth@Work“: Praktikues me përvojë të dëshmuar në dizajnimin dhe zbatimin e trajnimeve të fokusuara posaçërisht në sipërmarrjen dhe punësueshmërinë e të rinjve.
- Ekspertizë metodologjike: Trajnerë me përvojë në arsimin joformal, të aftë për të kryer rishikim nga kolegët, hartëzim dhe përshtatje të mjeteve ekzistuese arsimore për publikim.
- Njohuri mbi politikat dhe aspektet strategjike: Individë me përvojë në Grupin Drejtues të „Youth@Work“ ose në hulumtime relevante të politikave, të cilët mund të sigurojnë harmonizimin e doracakut me standardet më të gjera evropiane për punën me të rinjtë.
- Njohuri tematike të specializuara: Praktikues me kuptim të qartë të kornizave aktuale të kompetencave të BE-së (veçanërisht DigComp 3.0, EntreComp, GreenComp dhe LifeComp) dhe mënyrave se si ato lidhen me tranzicionin e gjelbër dhe digjital në punën me të rinjtë.
- Qasje e bazuar në bashkëpunim: Ekspertë të gatshëm të veprojnë si bashkë-krijues të përmbajtjes.
4. REZULTATET E PRITSHME
Në nëntor 2026, doracaku do të jetë në një fazë të avancuar të zhvillimit. Prandaj, Co-Creation Lab do të paraqesë një mundësi të rëndësishme për rishikimin, përmirësimin dhe sigurimin e cilësisë së tij para finalizimit.
Nga puna e ekspertëve priten rezultatet e mëposhtme:
- Validimi dhe përmirësimi i strukturës së doracakut – përmes rishikimit nga kolegët të strukturës, përmbajtjes dhe kornizës teorike ekzistuese.
- Përmirësimi i cilësisë së metodologjive – përmes shqyrtimit ekspert të 15–20 mjeteve dhe metodologjive për të nxënit joformal, me fokus në prakticitetin, zbatueshmërinë, përshtatshmërinë dhe gjithëpërfshirjen e tyre.
- Identifikimi i mangësive dhe mundësive për përmirësim – përmes analizës së përbashkët të përmbajtjes dhe përcaktimit të elementeve që duhet të plotësohen ose përshtaten.
- Rekomandime konkrete për finalizimin e doracakut – sigurimi i informacionit kthyes të qartë dhe të zbatueshëm për ofruesin e shërbimit në fazën e fundit të përgatitjes.
- Përgatitja e një publikimi cilësor dhe praktikisht të zbatueshëm, i cili do të jetë i dobishëm për punonjësit rinorë dhe edukatorët në mbarë Evropën dhe do të kontribuojë në përmirësimin e punës me të rinjtë në fushat e punësueshmërisë dhe sipërmarrjes.
Finalizimi dhe publikimi i doracakut është planifikuar për mars 2027.
5. PARTNERITETI YOUTH@WORK
Ky aktivitet është pjesë e partneritetit YOUTH@WORK për punësueshmërinë dhe sipërmarrjen e të rinjve në kuadër të Agjencive Kombëtare të Erasmus+. YOUTH@WORK është një aleancë e Agjencive Kombëtare të Erasmus+/Korpusit Evropian të Solidaritetit nga Italia (AK udhëheqëse), Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta, Polonia, Maqedonia e Veriut, Spanja dhe Turqia, si dhe e qendrave burimore SALTO-YOUTH për Evropën Lindore dhe Kaukazin (Poloni), Evropën Juglindore (Slloveni) dhe Trajnim dhe Bashkëpunim (Gjermani). Partneriteti është aktiv që nga janari 2018.
Për më shumë informacione rreth YOUTH@WORK, vizitoni faqen tonë të internetit - www.youthatworkpartnership.org dhe rrjetet tona sociale.
6. SHPENZIMET E AKTIVITETIT
Shpenzimet që lidhen me udhëtimin dhe akomodimin e pjesëmarrësve të nominuar do të mbulohen në përputhje me rregullat dhe procedurat e agjencisë kombëtare që i nominon pjesëmarrësit.
Informacionet shtesë për udhëtimin, akomodimin dhe aspektet e tjera logjistike do t’u dërgohen pjesëmarrësve të nominuar.
7. MËNYRA E PJESËMARRJES
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV dhe motivimin për pjesëmarrje në adresën elektronike: Jovica.mitevski@na.org.mk më së voni deri më 25.09.2026 në orën 12.Jovica.mitevski@na.org.mk
8. MASA TË PËRGJITHSHME PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
Agjencia Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, në procedurën e nominimit të pjesëmarrësve dhe gjatë zbatimit të marrëveshjeve, do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim zbulimin në kohë të korrupsionit dhe eliminimin ose zvogëlimin e pasojave të dëmshme të tij.
International Conference Mladost
Nëse ekziston dyshim i bazuar në lidhje me korrupsionin në procedurë, ai mund të raportohet në adresat e mëposhtme elektronike:
ukazuvaci@na.org.mkukazuvaci@na.org.mk
nepravilnosti@na.org.mknepravilnosti@na.org.mk